Ditën e sotme nga Policia e Lezhës është bërë arrestimi i të riut me iniciale P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë. Dyshohet se ai ka falsifikuar dokumentat për të marr shuma monetare pranë një institucioni kredidhënës.
28 vjeçari mësohet se ka përdorur të dhënat e shtetasit Gj. F, ky i fundit ka bërë denoncimin në DVP në Shkodër.
Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij.









