-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Omicron pushton edhe Turqinë, vendoset rekord rastesh të reja

Kryesoret

Omicron është aktualisht varianti më i përhapur i koronavirusit në të gjithë botën. Ashtu siç ekspertët kishin paralajmëruar qëkur u zbuluan rastet e parë në Afrikë, se ky variant përhapur shumë herë më lehtë se Delta, kjo gjë po ndodh tashmë prej javësh.

Së fundmi, ky variant ka bërë që në Turqi të vendoset rekord ditor sa i përket rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Turqi kanë raportuar më shumë se 100 mijë raste të reja, kjo për herë të parë që prej fillimit të pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 102.601 raste, transmeton Reuters. Në fund të dhjetorit, numri i rasteve ditore ishte rreth 20.000, por që nga ajo kohë ka filluar të rritet.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 198 të vdekur si pasojë e infeksionit, duke çuar kështu shifrat e përgjithshme në më shumë se 87.000.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit