Gjatë ditës së sotme PD doli sërish në një deklaratë për mediat duke i kërkuar “llogari” kryeministrit për shpenzimet e tij dhe për udhëtimet e luksit që ai bën.
Kreshnik Çollaku, deputet i PD-së thotë se Rama po fsheh me propagandë udhëtimet e tij luksozë me charter privat. Çollaku i kërkon përgjigje Ramës për pyetjen, nëse ka udhëtuar me charter në Suedi, Skoci, Liban, Itali apo Egjipt.
Po ashtu në fjalën e tij deputeti ka përmendur dhe një mjet tip “porche” që sipas tyre ka qenë mjeti i Ramës që ka përdorur gjatë qëndrimit në Myhni.
“Përshkruhet më së miri nga gazetarja në intervistën e përkthyer dhe shpërndarë nga vetë zyra e kryeministrit citoj “Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. …Është Edi Rama, …..kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.”
Nga ana tjetër, akuzave të PD-së në lidhje me udhëtimet e tij me charter, Rama i është përgjigjur vazhdimisht në mënyrë ironike, duke theksuar se nuk ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter, por ka udhëtuar me biletë ekonomike 345 euro me familjen e tij.