-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, Juri Kim: 100- Së bashku krah për krah

Kryesoret

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re, e cila është prezantuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përmes një video-mesazhi, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim.

Sipas Kim, logo ‘100- Sëbashku krah për krah’, simbolizon miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Ambasadorja shpjegon se numri 100 është i dizenjuar në atë mënyrë që simbolizon ‘infinity-in’, shenjën e pafundësisë.

“Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit