-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i UEFA-s shkon te Rama me makinën e Dukës

Kryesoret

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur në kryeministri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Ky takim vjen menjëherë pas drekës që Ceferin pati me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit në kuadër të zhvillimeve të fundit duke marrë në shqyrtim përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve me kryeministrin do të jenë zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku theksojmë se Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi.

Por ajo që ra në sy është fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka.

Ndërkohë që nga agjenda e tij bëhet me dije se ai pas takimit me Ramën do të zhvilloi një vizitë te zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit