Banori i fundit që është larguar nga shtëpia e Big Brother, Dritan Brama rrefeu sot se çfarë i kishte mbetur peng brenda shtëpisë.
Ai tregoi se ka pasur në plan një kercim me Beniadën, por që nuk e realizoi dot pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Më ka shpëtuar një kërcim pa bërë. Ky është pengu që më ka ngelur”, u shpreh Brama.
Gjithashtu ai është shprehur se Beniada Nishani është gjithnjë e vërtete në atë shtëpi.
“Beniada është ajo që është! Ka të folurën e saj shumë të bukur aty brenda, që më pëlqen”, shton ai.
/5pyetjet.al