Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, nga komiteti për menaxhimin e pandemisë, duke filluar në orën 14:00.
Në këtë mbledhje do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.
Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të hiqet fare, kurse orari për baret e restorantet do zgjatet deri në ora 23:00.
Edhe masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë pritet të hiqet.
Avokati i Popullit para pak ditësh dha opinionin juridik ku i kërkoi qeverisë t’i rishqyrtojë masat anti-COVID19 që janë në fuqi.