-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Kam dosje kundër Bashës

Kryesoret

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se është “tradhtuar nga Lulzim Basha”. 

Kryetarja e LSI tha se po përgatisin dosjen e Lulzim Bashës, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për afera. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Monika Kryemadhi: Ja kam thënë Bashës, po më tradhtove, nuk të ndahem unë! Po më tradhtove për allishverishe dhe ti e di mirë se unë nuk të fal. Po të them se do ti shkojë deri në fund. Që nga cështja Babale, që më kërkonte mua të sulmoja Fatmir Xhafën. E bënë skemën për të larguar Xhafën për histori të tjera.
Asnjë nuk flet. Por ti nuk të lë të flasësh, ti do të flas për Berishën. E dua Berishën, jemi malok të dy, por jemi parti të ndryshme. Berisha punon për elita që i merr qyl gjërat, unë punoj për të rinjtë.
Është klani Basha, është më shumë se familje.

Po në opozitë si rrëmben njeriu kështu?

Monika Kryemadhi: Epo investigo se je gazetar investigativ. Që nga ishujt Caymen, deri në Milano, ku të dojë unë do t’ja nxjerr deri në fund, Bashës dhe atij që është mbrapa Bashës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit