-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet, a u porositën vrasje nga burgu?

Kryesoret

Policia po heton lidhur me dyshimet se nga burgjet Elbasan, Peqin dhe Drenovë mund të jenë porositur ngjarje të rënda kriminale.

Këtë tha drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa në emision ‘Sot’, i pyetur lidhur me operacionin policor të 2 ditëve më parë që çoi në arrestimin e mbi 20 personave përfshi zyrtarë dhe ish-zyrtarë të burgjeve.

“Kemi dyshime dhe pista hetimore qe nga burgjet mund te jete influencuar per kryerjen e ngjarjeve kriminale”, tha Çipa.

Ai sqaroi se hetimi i nisur për trafikim të lëndëve narkotike përfundoi në mbledhjen e provave që zbuluan veprimtarinë e jashtëligjshme në mjediset e burgjeve e më tej arrestimet e dy ditëve më parë.

Hetimi 6-mujor i policisë së Elbasanit zbuloi një sërë shkeljesh në burgjet Elbasan, Peqin dhe Drenovë përfshi futjen e lëndëve narkotike, pijeve alkoolike e ushtrimin e lojërave të fatit dhe në një rast është shkelur siguria edhe në regjimin e posaçëm 41 bis.

Ndërkohë, në burgun e Peqinit ka rezultuar se një punonjëse seksi është futur duke u shtirur si familjare e një të dënuari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit