Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të 5 Majit në Tiranë për prishjen e shtëpive të tyre, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Rama u është përgjigjur banorëve më anë të një komenti në Facebook. Sipas kryeministrit, të gjithë banorët kanë marrë hakun, madje edhe më shumë nga sa u takon.
“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.