-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u kthye burgu i Peqinit në disko, të dënuarit festë me drogë, raki dhe bixhoz

Kryesoret

Përgjimet e prokurorisë zbuluan “dasmën” që bëhej brenda burgut të Elbasanit, por edhe Peqinit dhe Drenovës nga të dënuarit. Festa me drogë dhe alkool, vënie bastesh dhe biseda telefonike “pa doganë” me bashkëvuajtës, familjarë dhe shokë në liri. Të gjitha këto, brenda qelive te burgut, nën hundën dhe sytë e efektivëve të policisë.

Mëkatet e 11 të dënuarve në burgun e Peqinit, Elbasanit e Korçës, por edhe efektivëve të policisë në këto institucione zbardhen në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, të finalizuar me operacionin “Trinom”.

Nga kopja e siguruara rezulton se hetimi që çoi në pranga 28 persona i ka fillesat në shtator-tetor 2020, kur Genci Balla, i dënuar si pjesë e grupit të “Xhihadistëve” refuzoi ushqimin në burgun e Peqinit,  veprim që u ndoq edhe nga të dënuar të tjerë.

Verifikimet e bëra nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve zbuluan se të dënuar të Peqinit po ftonin të dënuar në burgje të tjera t’i bashkoheshin grevës, duke përdorur telefona celularë që i kishin në mënyrë të jashtëligjshme brenda qelive të tyre.

Një prej telefonatave rezultoi të zhvillohej me burgun e Drenovës në tetor 2020 me Aleksandër Llanajn, që aktualisht ndodhet në regjimin 41 bis. Mbajtja në përgjim zbuloi se Llanaj komunikonte me policin Ilia Beshello për futjen e sendeve të ndaluara në burg.

Nga ana tjetër, komunikimet më të shpeshta Llanaj i kishte me një vajzë, që ishte e dashura e tij, ndërsa po nga qelia, porosiste vendosje llotosh sportive tek lokali i një mikut të tij në Vlorë, të cilit i referohej me nofkën “Sanço”, nga A2.

Nga ana tjetër, përgjimet telefonike të të dyshuarve kanë zbuluar edhe koston e “shërbimeve” të paligjshme në burgun e Bradasheshit në Elbasan, që sipas prokurorisë, mundësoheshin nga shefi i sigurisë së burgut, Hysni Ndreu.

Kështu futja e një shisheje alkooli kushtonte 50 euro. Ndërsa ndërrimi i dhomës brenda burgut shkonte deri në 200 euro. Në një nga bisedat e përgjuara, i dënuari Gentian Mini, i thotë Gentian Gjatës, pronar i një lokali pranë burgut “mere atë në telefon dhe thuaj të kalojë sonte se ka 500 Euro dhuratë”, duke iu referuar shefit të policisë së burgut.

Prokuroria ka nënvizuar në dosje disa episode ku shefi i policisë futet në regjimin e brendshëm duke shmangur kontrollet, ndërsa nga pamjet duket që një send i rëndë, i rëndon xhepat e xhupit. Nuk kanë munguar as rastet, kur ai ka kaluar në skaner duke mbajtur një shishe në dorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit