-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmimi i Tahirit, Kryemadhi: Drejtësia u tregua e vonuar, koka e kanabizimit është vet Rama

Kryesoret

Monika Kryemadhi ka komentuar mbi vendimin e gjykatës për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa e cilësoi vendimin për Saimir Tahirin një drejtësi të vonuar, ajo tha se ideatori dhe urdhëruesi i kanabizimit të Shqipërisë është Edi Rama. Po ashtu Kryemadhi tha se nuk ndjehet mirë për asnjë shqiptar qe dënohet megjithëse theksoi se kanabizimi i vendit ishte një nga pikat që solli dhe ndarjen e LSI me PS.

‘Mendoj që sot për mediat dhe ndoshta dhe për klasën politike mund të jetë shumë interesant lajmi për dënimin e zotit Tahiri. Sigurisht vjen një dënim pas një kohe shumë të gjatë pas një denoncimi të 7 apo 8 viteve më përpara. Duke pasur parasysh menjëherë pas 2016 një nga pikat kryesore të shkëputjeve qëkur kemi qenë në qeveri me PS ka qenë çështja e kanabizimit. Ka qenë një nga pikat e shkëputjes dhe të ndarjes.

Sot, ne kemi një drejtësi të vonuar. Por ajo që është më e rëndësishme nuk është burgu i Saimir Tahirit apo dënimi Saimir Tahirit sesa kush është ideatori apo urdhëruesi i Saimir Tahirit. Ne jemi koshient që të kanabizosh një vend të tërë dhe ta kthesh në një nga pikat më problematike të drogave të rënda të gjithë rajonit. Nuk mund të bëhet thjesht me urdhër të një ministri që e adhuronte shefin e tij, që ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të jemi të sinqertë mua nuk më vjen mirë, që të shikoj asnjë shqiptar në burg. Por thirrja ime është për të gjithë ne për mediat dhe klasën ne nuk duhet të ndjejmë kënaqësi sesi qeveritarët në burg por duhet të ndjejmë kënaqësi sesi sistemi nuk lejon që qeveritarët të shkelin ligjin të jenë arbitrar të jenë arrogant përpara ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit