Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin gjatë ditës së sotme, ku vranësirat bëhen më të dukshme gjatë mesditës, por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e mëngjesit janë rritur lehtë në veri dhe qendër, por kanë vijuar të ulëta në juglindje ku minimumi ka shënuar -5°C.
Mesdita sjell rritje të temperaturave në të gjithë vendin duke variuar nga 10°C në zonat malore deri 16°C në zonat e ultësirës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi jugor ndërsa dallgëzimi në det paraqitet i ulët.