-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendoset fati i Saimir Tahirit, SPAK ka kërkuar 12 vite burg

Kryesoret

Rreth orës 13 të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin, por në bazë të gjykimit të shkurtuar do të reduktohej në 8 vite. Në seancën e gjyqit, më 31 janar, Tahiri ka shprehur edhe njëherë tjetër se është i pafajshëm, ndërsa ka kërkuar kohë për shqyrtimin e provave.

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit