Në aeroportin e Kukësit, “Flatrat e Veriut” u ul për herë të parë këtë të premte një avion i “WizzAir”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i kësaj kompanie, ministrja Balluku, si dhe kryeministri Rama.
Kjo kompani do të nisë fluturimet e pandërprera nga ky aeroport që prej muajit maj, drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Kreu i kompanisë, József Váradi, u shpreh se shqiptarët do të përfitojnë tashmë fluturime me kosto më të ulëta, si dhe më shumë turistë nga jashtë vendit.
“Ky është një momente i veçantë. Së pari ky është fluturimi parë i “WizzAirit” në aeroportin e Kukësit. Së dyti, ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot për të lidhur aeroportin e Kukësit me pika të tjera të ‘WizzAirit”.. Kemi hyrë në tregun shqiptare 18 muajit e fundit, aktualisht kemi 6 avionë të bazuar në Tiranë. Po të doni të udhëtoni nga Shqipëria në Europë tre vjet më parë do të duhej të paguanit 300-400 dollarë, tani mund ta bëni vetëm me 20 euro dhe të udhëtoni për në Europë. Tirana është një prej bazave të reja që kemi.
I kemi kursyer Shqipërisë 129 milionë euro, sepse nuk u kemi zhvatur para si kompanitë e tjera ajrore. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi. Të përfshimë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Duam të jemi vërtet një kompani që zhvillon vendin dhe e kuptojmë që duhet dhe mund të ndihmojmë jo vetëm që të përfitojnë shqiptarët nga kostoja e ulët, por edhe të sjellin turistë të rijnë. Duhet të dini që kjo është diçka që është zhvilluar gjatë 18 muajve.”, u shpreh ai.