-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Molliqaj: Hetim deputetëve për shpenzimin e naftës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj kërkoi që të hetohen deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët janë rimbursuar nga Kuvendi i Kosovës për shpenzimet e naftës. Molliqaj tha se nuk mjafton kërkim falja e humanizmi. Ai tha se duhet që personat që i kanë keqpërdorur këto para të gjykohen dhe të dënohen.

“Nuk mjafton kërkim falja. As kthimi i parave. As ”humanizmi” me para të keqpërdorura. Mashtruesit duhet të gjykohen e dënohen. Sepse ky është keqpërdorim i pastërt. Kur Qeveria Kurti u zu në vepër e sipër duke tentuar që t’ia jap tenderin milionësh një kompanie për stikersat e veturave, fillimisht e mbrojtën vendimin e tyre. Pas presionit të publikut, u tërhoqën dhe e anuluan atë vendim. Por, askush nuk u gjykua e as dënua për korrupsion”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.

Molliqaj ka kritikuar deputetët e opozitës për shpenzimet për karburante duke thënë se kanë gënjyer për adresat e banimit. “Kur u publikuan shumat që deputetët e VV i marrin për karburante, fillimisht partia ja la fajet vendimit të vjetër të Kuvendit. Por kur u zunë duke gënjyer edhe për adresat e banimit, filluan të bëjnë bamirësi me para të vjedhura. Askush nuk po përjashtohet nga partia, se lëre më që po gjykohet apo dënohet dikush. Këtu nuk po bëhet fjalë për 3 a 4 deputetë. Nuk janë disa përjashtime a gabime individuale. Fakti qe kaq shumë deputetë janë të përfshirë, kjo prodhon rregullin dhe tregon frymën e brendshme, stërkeqjen dhe babëzinë”, ka shkruar më tutje ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit