-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe ironizon Berishën dhe i sjell në vëmendje “21 janarin”: 4 pushkatime, asnjë në burg

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit.

Berisha tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s’mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.

Por deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më ’21 janar’ 2011 në bulevard, por asnjë nuk është burgosur.

Kujtojmë se asokohe Sali Berisha ishte kryeministër ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm.

Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë.

“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po.”-shkruan Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit