-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici i pezulluar se kritikoi deputetët, policia e Kosovës: Theu disiplinën!

Kryesoret

Policia e Kosovës komentoi pezullimin nga detyra për tre ditë të policit Amir Hoxha. Përmes një komunikatë thuhet se zyrtari është pezulluar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është pezulluar një zyrtar policor. Vendimi mbi pezullimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë.

 “Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre, andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente, qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thanw se do të kërkojnë sqarim në lidhje me pezullimin dhe shtuan se e mbështesin kërkesën e tij për dietat e policëve.

Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri i deklaroi Telegrafit se polici Amir Hoxha do ta ketë përkrahjen e plotë në lidhje me kërkesën. Zeqiri sqaroi se ekziston një urdhër që ua ndalon policëve të postojnë fotografi me uniformë në rrjete sociale dhe të bëjnë komente politike, por siç deklaroi ai nuk e di nëse vlerësimi është bërë në bazë të asaj urdhërese.

Një status në Facebook u bë shkak që Amir Hoxha të pezullohet për tri ditë nga puna si polic. Ai

reagoi ndaj shpenzimeve të deputetëve për karburant, duke bërë krahasim me mospagesat për dietat dhe orwt jashtw orarit për zyrtarët e rendit.

Kundër pezullimit u shprehwn dhe partitë opozitare, duke thënë se mekanizmat shtetërorw nuk duhet të përdoren për t’ua mbyllur gojën kritikuesve të pushtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit