Ditën e sotme Partia Demokratike vendosi që të ankimonte regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Dje KQZ vendosi të nxirrte Berishën nga “Shtëpia e Lirisë”, por kandidatët e tij do të jenë në koalicionin mes LSI-së dhe PDK-së.
Por PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha i kërkon KAS-it të sqarohet çështja se në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
Sipas PD-së, kur bënë kërkesën për koalicion LSI e PDK nuk ishin regjistruar duke kërkuar kështu shfuqizimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.
LSI dhe PDK do të mbështesin kandidatët e Sali Berishës duke përçarë kështu opozitën, pasi Lulzim Basha do të garojë me kandidatët e tij. Ndarja e madhe favorizon PS-në.
/5pyetjet.al