-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krijon pilulat kundër COVID-19, Merck synon të fitojë deri në 6 miliardë dollarë

Kryesoret

Kompania farmaceutike Merck vlerëson se do të arrijë deri në 6 miliardë dollarë fitim nga shitja e pilulave të saj kundër koronavirusit të ri (COVID-19) këtë vit, sipas një deklarate financiare të publikuar.

Kompania amerikane tha se gjeneroi 952 milionë dollarë nga shitja e pilulës së saj të trajtimit oral për COVID-19, molnupiravir, në tremujorin e katërt. Merck prezantoi molnupiravir më 1 tetor, duke thënë se redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me 30 për qind bazuar në provat klinike të të rriturve me faktorë rreziku të lartë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e miratoi atë si ilaçin e dytë për trajtimin e virusit në vend më 23 dhjetor, një ditë pasi Paxlovid i Pfizer mori dritën e gjelbër. Merck shpërndau 1,4 milion pako molnupiravir pas miratimit.

Kompania planifikon të dërgojë 3,1 milionë pako në të gjithë SHBA-në në muajt e ardhshëm, së bashku me ofrimin e 4 milionë pakove në 25 vende këtë vit, bëri të ditur drejtori ekzekutiv, Rob Davis.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit