Një shqiptar, i identifikuar si Emiljano Fejzo, 38-vjeç ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, vetëm për të takuar të dashurën e tij e cila jeton në vendin fqinj.
Mediat italiane shkruajnë se Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë partneren.
Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën, por shqiptari u tha se e kishin të kotë.
“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,”- është shprehur shqiptari.
/5pyetjet.al