-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet mjeku që gënjeu pacientin se nuk punonin aparaturat. 56 vjeçari humbi jetën në Lipjan

Kryesoret

Mjeku në Lipjan të Kosovës, Faruk Gashi, është pezulluar nga detyra me vendim të autoriteteve lokale, pasi gënjeu se disa aparatura mjekësore ishin jashtë funksionit.

Mediat publikuan gjatë ditës një video ku ai nuk i ofroi shërbime një pacienti, pikërisht me arsyetimin se nuk punonin aparaturat mjekësore. Si pasojë, shtetasi 56 vjeçar ka humbur jetën.

“Pas konstatimit nga Drejtori i QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është pezulluar mjeku Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai gënjen se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Sipas Komunës, ky rast do të vazhdojë të ndiqet nga prokuroria.

“Askush nuk do të tolerohet që për neglizhencë, papërgjegjshmërisë ose arsye të tjera të sillet me papërgjegjshmëri ndaj pacientëve”, përfundon komunikata e Komunës së Lipjanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit