Ish-ministri I Brendshëm Saimir Tahiri do jetë i vetëm në qeli. Ky ndoshta ndoshta i vetmi privilegji tij si një zyrtari dikurshëm shumë i lartë i shtetit. Kjo masë është marrë për arsye sigurie, bëjnë të ditur për “5pyetjet”, burime nga sistemi penitenciar.
Të gjthë të dënuarit e tjerë ndajnë 3-4 veta një qeli, por Tahiri që natën e parë të tij në burgun 313 e kaloi në vetmi. Kjo masë u mor sepse në qelitë e tjera ka të dënuar që janë arrestuar në kohën kur Tahiri ishte ministër I brendshëm.
Gjykata e posacme e Apelit shpalli dje në orët e para të mbrëmjes vendimin për dënimin e tij me 5 vjet heqje liria. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, Tahiri do vuajë 3 vjet e 4 muaj privim lirie.
/5pyetjet.al