-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Modelet e traditës së keqe komuniste vijojnë të dëmtojnë lirinë dhe besimin

Kryesoret

Në një postim në facebook kreu i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha ka përkujtuar torturat, burgosjen dhe shkatërrimin e monumenteve të kultit nga komunizmi.

“-Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.” ka shkruar Basha në profilin e tij në facebook.

Ndër të tjera ai vendosi theksin në mungesën e drejtësisë gjatë këtyre viteve të demokracisë.

“-30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.”, përfundoi shkrimin e tij kreu i Partisë Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit