Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur për të protestuar ditën e sotme përpara Kryeministrisë.
Ata preken nga unaza dhe projekti te “5 Maji”. Në protestë për të shprehur pretendimet e tyre janë edhe fëmijë e të moshuar.
Ata kundërshtojnë marrëveshjen që u është propozuar, pasi shprehen se nuk është në proporcion me atë që po iu merret.
Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin dëmshpërblim të plotë.
“Bashkia po mashtron edhe qeverinë. Ai vetë për shtëpinë në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë?” e pyeti një banor kryeministrin.
/5pyetjet.al