-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati: Tahiri ishte në konflikt interesi me gjyqtarin që e dërgoi pas hekurave

Kryesoret

Saimir Tahiri u dënua 2 ditë më parë nga Apeli i GJKKO për 3 vite e 4 muaj burg, teksa pritej se në cilin burg do ta vuante dënimin ish ministri ka reaguar sërish avokati i tij.

Ky i fundit është shprehur se gjyqtari që ekzekutoj dënimin për Tahirin ka pasur konflikt më parë, sepse vet ish ministri ka  përgatiti një listë gjyqtarësh në 2014 për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda, dhe vet gjyqatri duhet të jepte dorëheqjen nga çështja. Tahiri e akuzonte Egert Pëllumbin për 3 raste.

VRASJE NGA PAKUJDESIA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë  04.03.2013  shtetasin Hekuran Meçanaj, i dtl. 01.01.1978, i akuzuar  për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85  i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia shtetasin Muherrem Lulaj me banim ne Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

PLAGOSJE ME ARMË – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

 Policia e Shtetit në datë 02.03.2014,  ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi  u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier  me  armë zjarri  shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

AKSIDENT ME PASOJA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 22.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z. Xhemal MANAJ, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet  290 dhe 291, te Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Engert PËLLUMBI, me vendim Nr. 770, datë 08.03.2014, ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”. shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit