Pak minuta më parë ka reaguar në një postim në Facebook kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti.
“- Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.” shkruan Hoti.
“-Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!” ka shtuar më tej në reagimin e tij, duke shoqëruar dhe me foto nga fushata ku shihet edhe Vangjush Dako në një takim të kryer me qytetarët në njësinë numër 6.
/5Pyetjet.al