Dhjetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës sot për disa vepra penale. Dhunë, vjedhje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur janë disa nga veprat penale për të cilat janë arrestuar 10 personat.
“J. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
– S. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit R. P., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. 25-vjeçari i kaloi strukturave të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagragrancë të shtetasve:
– B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– M. I., 35 vjeç, F. B., 29 vjeç, R. H., 44 vjeç, G. H., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. P., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin B. I., 44 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.
/5pyetjet.al