Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia i pyetur nëse i rrezikohet jeta në burg ish-ministrit të Brendshëm, theksoi se ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku, ndërsa bëri të ditur se në qeli do të qëndrojë me persona të tjerë.
Haxhia shpjegoi gjithashtu se ish-ministri takoi sot familjarët e tij teksa pret që të transferohet në një nga burgjet e zakonshme të vendit. Ai shtoi se Tahiri është i vendosur në pafajësinë e tij gjë që do të shprehet edhe në kërkesën e tyre për në Gjykatën e Lartë.
Diskutimi në Opinion:
Maks Haxhia: Sot në mëngjes pata takim te 313. Është në një dhomë më vete. Është në një gjendje shpirtërorë shumë të mirë sepse e ka pritur pa pesimizëm sepse është i ndërgjegjshëm dhe i vendosur në pafajësinë e vet.
Do të transferohet drejt burgut të Rrogozhinës?
Patjetër ai është një institucion paraburgimi. Çdo i dënuar që është i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të rrijë aty.
A i është caktuar burgu i Rrogozhinës?
Jo akoma
Nuk dihet në cilin burg do të shkojë?
Nuk kam informacion
Në burg do të qëndrojë në qeli me njerëz të tjerë apo mund të qëllojë më vete?
Në kamp që i thonë këta, po
A i rrezikohet jeta Saimir Tahirit meqë iu hap kjo çështje?
Nuk besoj, por shteti duhet të marrë të gjitha masat për të krijuar siguri
A ka pasur ai një pretendim të tillë?
Jo, ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku.
Sot është takuar me familjarët?
Po
Cili ishte pretendimi që pati sot? Mendon sërish që është i pafajshëm
Absolutisht. Dhe ne jemi të përgatitur edhe në kërkesën tonë në Gjykatë të Lartë sepse vepra penale e shpërdorimit në rastin konkret nuk mund t’i atribuohet një funksioni politik dhe e dyta nuk është dhënë asnjë shkelje që duhet përcaktuar veprimi dhe mosveprimi.