E ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel, Beatrix Ramosaj, ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”.
Por, a ka komunikuar Romeo me Beatrix? Kësaj pyetjeje këngëtarja iu pëgjigj sot teksa ishte e ftuar në “Fan Club”.
Beatrix tha se Romeo e ka mbështetur dhe i ka thënë:”Unë e kam parë sa mirë ndihej Donaldi me ty, bëhu e fortë!”- teksa Beatrix tha se familjarët e Donaldit janë interesuar për gjendjen e saj dhe i falenderoi.
Kjo e fundit u pyet edhe për takimin me tezen, Albërije Hadërgjonaj, se çfarë i tha në vesh?
“Unë u fika, çfarë do më thotë. Më tha Trixa zgjohu herët, lau, kujdes, kujdes dhe më la si pemë”, tha duke qeshur këngëtarja e njohur.
/5pyetjet.al