Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 14 trafikantë që akuzohen se kanë kaluar drejt Greqisë 150 kilogramë kanabis në disa episode me çata.
Gentjan Lulo ka marrë dënimin më të lartë me 10 vite i ndjekur më pas nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Dënimet
Gentjan Luto dënohet më 10 vite burgim
Artur Xhanaj 8.8 vite
Florenc Luto 8.8 vite
Elisabeta Laçi 8.8 vite
Saimir Dushku 8.8 vite
Gramos Saliaj 8.8 vite
Edmir Asllanaj 8.8 vite
Ervin Muçaj 8.8 vite
Gentian Xheka 8.8 vite
Agim Myrtaj 8.8 vite
Elidjon Xhanaj 8.8 vite
Petrit Kasaj 8.4 vite
Behar Kasaj 8.8 vite
Arjan Lushkaj 8.8 vite
Operacioni Bistrica 2019 u finalizua në maj të vitit 2019. 14 personat e marrë të pandehur nga SPAK u vunë nën hetim prej 10 muajsh nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit. Në këtë hetim për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës bashkëpunuan edhe autoritetet greke.
/5pyetjet.al