-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq godet Shqipërinë, furtuna pezullon lundrimet në det

Kryesoret

Sot dhe nesër Shqipëria do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Si pasojë e furtunës me erë dhe shi, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ka pezulluar lundrimin për dy ditë. Në datë 9 shkurt pritet që moti të përmirësohet.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim  jug-jugperëndim  dhe  veriperëndim në datën 7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë. 

Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit. Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë” mbyllet njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit