-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Ramës i doli boja, Berisha-Meta dinosaur, Saja s’e bëri kanabizimin i vetëm

Kryesoret

Lulzim Basha e nisi javën me një takim me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë, ku u foli për projektin e tij për të ardhmen e Shqipërisë, që po sipas tij, mund ta bëjë vetëm PD-ja.

Ai akuzoi Sali Berishën se po garon në zgjedhje me kandidatët e LSI-së. Nuk la pa akuzuar edhe Edi Ramën, që sipas tij ka pasur dijeni për kanabizimin e vendit, teksa ish-ministri Tahiri ditën e premte u dërgua pas hekurave.

“Nuk ka dy PD, por vetëm një, që nuk reshti së denoncuari aferat. Kush beson se Saimir Tahiri do ta kanabizonte Shqipërinë pa dijeninë e Edi Ramës, apo inceneratorët. Duke marrë shkas nga shpallja non grata, ish-kryetari ka marrë një sulm frontal ndaj kësaj partie.

Ai kërkon një strehë kundër SHBA-së dhe tani ka marrë logon e LSI-së e ka çuar në KQZ dhe po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së tani u kujtua t’i dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, 12 muj përpara zgjedhjeve.

Tani po shan dhe sulmon kandidatët e PD-së dhe jo ata që e kanë sjellë Shqipërinë këtu. Kandidatët e tij kanë kaq turp që nuk e nxjerrin logon e LSI-së.

Berisha sulmon kandidatët e PD-së, por jo Dakon, Aqif Rakipin apo bandat, i ka harruar. Pse? Dikush tha i duhen. Është më shumë se kaq. Janë bashkë.

Nuk ka filluar me Sajen kjo punë. U bënë dy ministra, mund të shkojnë edhe më shumë, por duhet ti shkohet deri në fund. Kryeministrit që i ka dalë boja dhe dy dinosaur të politikës 30 vjeçare” tha Basha.

Fjalimi i plote

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit