Pesë të dënuar, mes tyre katër shqiptarë arritën që të arratisen nga qendra e paraburgimit në Hania të Kretës në orët e para të ditës së sotme.
Ata ishin transferuar të shtunën nga Athina në paraburgimin e Hanias me destinacion final një nga burgjet në ishull për të vuajtur dënimin.
Por sipas mediave greke, shqiptarët dhe palestinezi arritën që të prisnin hekurat me limë dhe të hapnin një dalje në mur për t’u arratisur.
Pesë të arrestuarit akuzohen për vjedhje, vrasje dhe krime të tjera të rënda. Autoritetet greke janë vendosur në ndjekje të tyre.
/5pyetjet.al