Kompania e ujësjellsit në Deçan ka reaguar pas ngritjes së akuzës nga ana e Prokurorisë së Pejës ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie, lidhur me helmimin e mbi 1,500 qytetarëve të Komunës së Deçanit nga uji i pijes.
Kompania KRU “Hidrodrini” përmes një reagimi ka thënë se nga mediat ka mësuar se sot më (07.02.2022), Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë së tyre, gjegjësisht Drejtorit të Departamentit Teknik dhe kimistët e kompanisë, mbi dyshimet për rastin Deçani, të vitit të kaluar.
Në këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’, ka qenë bashkëpunues edhe me organet e prokurorisë e madje edhe duke ftuar publikisht në zbardhjen e rastit”, thuhet në reagim. Më tej në reagim thuhet se mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë.
