Hetimet e Autoriteteve Policore të Kretës po vijojnë me vrull, për kapjen e pesë të huajve që arritën të arratiseshin në orët e para të mëngjesit nga qendrat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Chania.
Alarmi u ra në fillim, pas arratisjes së pesë të arrestuarve nga qendrat e paraburgimit të Chanias, në orët e para të së hënës.
Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.
Të arratisurit janë me rrezikshmëri të lartë.
35-vjeçari pakistanez i dënuar për vrasës serial, 43-vjeçari shqiptar i dënuar për përfshirje në organizatë kriminale, vjedhje dhe grabitje vdekjeprurëse, armëmbajtje pa leje dhe përdorim armësh, një 32-vjeçar shqiptar i dënuar për 34 vjet burg dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç të dënuar për trafik droge.
Deri më tani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit.
Policia po kryen kontrolle të vazhdueshme në të gjithë rrjetin rrugor të Kretës dhe në vende të tjera, ndërkohë që të dhënat e pesë të huajve janë dërguar në portet dhe aeroportet e ishullit. Prej mëngjesit, policia e Chanias ka pasur mbledhje të vazhdueshme, ndërsa njëkohësisht po vijojnë hetimet për kushtet në të cilat janë arratisur pesë të huajt.
/5Pyetjet.al