-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Xhaxhi Edi mos i shemb shtëpitë”! Rama: Kush nuk del me hir, do të dalë me pahir

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestës që bënë banorët e katër lagjeve të Tiranës, mes tyre të zonës së “5 Majit” dje përpara Kryeministrisë. Në protestë poshtë zyrës së tij ishin edhe fëmijët të cilët i bënë thirrje kreu të qeverisë që të mos u prishtë shtëpitë.

Por Edi Rama thotë se askush nuk nxirret nga shtëpia pa zgjidhje, që sipas tij janë “demshperblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njesoj sic beme me te prekurit nga tërmeti”. Në të kundërt, ai thotë se kush nuk del me hir duhet të dalë me pahir.

Replikat

Banori: Po pse nuk shenon ne keshill a duhet t’i nxirrja me force banoret e 5 Majit ?! Ishte vertet nje veprim I paligjshem per mos te permendur perndjekjen e vazhdueshme te shitesve ambulante ku policia bashkiake e lali Erit u prishte gjithe tezgat!

Rama: Patjeter qe kush nuk del me hir duhet te dale me pahir, pasi e ka marre ate qe i takon sic e kane marre te tere banoret tek 5 maji, ndersa shitesit ambulante nuk lejohen askund qe te hapen si vaji ne lakra pertej vendeve te lejuara.

Banorja: Ju ftoj te zgjdhni problemin e 5-majit! Nuk eshte e vertete qe banoret po trajtohen siq ju takon! Po nxirren me dhune nga banesat e tyre pa firmosur asnje kontrate! Refuzimi i firmosjes se kontrates behet sepse ajo eshte e njeanshme e pavlefshme dhe ne dem te qytetareve! Ju lutem trajtojeni problemin rast pas rasti! Secili rast ka problematike te vecante! Ndalojeni kete qe po ndodh! Eshte realisht e tmerrshme! Nuk jemi aspak te pa-ligjshem!

Rama: Askush nuk nxirret pa nje zgjidhje, demshperblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njesoj sic beme me te prekurit nga termeti! Refuzimi nuk e bllokon dot procesin e zhvillimit dhe sigurisht qe pasohet me nxjerrje forcerisht, perderisa te tereve u eshte dhene zgjidhja e askush nuk eshte lene ne qiell te hapur.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit