Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka vlerësuar punën e Shqipërisë dhe Kosovës në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike. “Ne kemi parë ndryshimin që kanë ndihmuar këto përpjekje.
Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një treg të përbashkët të energjisë elektrike, prodhimi i energjisë së rinovueshme është rritur, vendet në të gjithë rajonin tani po diversifikojnë mënyrën se si e marrin energjinë e tyre” tha ai.
Pra, pavarësisht nëse është përballja me sfidën e menjëhershme të energjisë apo përshpejtimi i tranzicionit të energjisë së pastër, Blinkeni tha se “partneriteti mes nesh është kritik dhe ai bëhet gjithnjë e më i fortë”.
Raporti SHBA – BE u potencua edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, ku vend të rëndësishëm ky bashkëpunim, sipas Borrellit, ka zënë në Ballkanin Perëndimor.
“Mendoj se duhet të dërgojmë një mesazh të fortë për të treguar vendosmërinë për të forcuar sigurinë energjetike për Evropën dhe për fqinjët tanë të drejtpërdrejtë në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Ndaj faleminderit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm pozitiv në marrëdhëniet tona transatlantike që janë bërë më të forta. Ju merrni pjesë në Këshillin tonë të Punëve të Jashtme dhe ne po bëjmë shumë me NATO-n dhe OSBE-në dhe kemi shpresën se këto sfida do të tejkalohen”, deklaroi Borrell.
/5pyetjet.al