11 persona janë arrestuar nga autoritetet greke për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos pak ditë më parë në një lagje të Selanikut. Mes tyre është një shqiptar 23 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri.
I pari që u arrestua ishte shqiptari që u akuzua si vrasës, por më pas u prangosën edhe shokët e tij. Hetimet zbuluan se nuk kishte qenë shqiptari që kishte qëlluar grekun, por 23-vjeçari ndodhej në vendin e ngjarjes.
Ai i tregoi policisë të gjithë ngjarjen dhe grupin që u çarmatos. Por grekët për të shpëtuar nga përgjegjësia, i hodhën fajin shqiptarit duke thënë se ishte ai që e drejtonte bandën e huliganëve.
Megjithatë, i riu shqiptar ka rrëfyer me detaje gjithçka ndodhi atë natë. Ai tha se ishin nisur jo për të vrarë 19-vjeçarin, por më pas situata u doli nga kontrolli dhe i riu grek u ngeli në dorë, por theksoi se nuk ishte ai që e vrau, por shoku i tij, që tashmë është arrestuar.
“Ai më tha, mos, harrova kosoren aty“, tha shqiptari për shokun e tij grek që vrau 19-vjeçarin duke ia hedhur fajin atij. Pikërisht arma e krimit që u gjet në vendin e ngjarjes shpëtoi shqiptarin, pasi gjurmët e gishtave janë të 21-vjeçarit grek.
/5pyetjet.al