-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka marrëveshje? Macron: Ramë dakord me Putin, nuk ka luftë

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se kishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 7 shkurt se nuk do të kishte përshkallëzim të mëtejshëm të krizës midis Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën.

“Për mua, çështja ishte parandalimi i një përshkallëzimi dhe për të hapur perspektiva të reja. Ky qëllim është arritur” u tha Emanuel Macron gazetarëve në aeroplanin që e çoi atë nga Moska në Kiev, ku do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti francez theksoi se ai kurrë nuk mendoi, “asnjë sekondë”, se Putin ishte i gatshëm të bënte çdo lëvizje.

“Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të mos ndërmarrë asnjë iniciativë të re ushtarake pranë Ukrainës për momentin, një zhvillim që mund të sinjalizojë një de-përshkallëzimin e krizës”, tha më herët sot një zyrtar francez.

Presidenti francez do të shkojë sot në Kiev për t’u takuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të kërkojnë bisedime intensive, të cilat ne po i kërkojmë së bashku”, u tha Macron gazetarëve pas një darke me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas pesë orësh bisedimesh mes dy liderëve, presidenti rus la të kuptohet se disa nga idetë e homologut të tij francez mund të ndihmojnë në de-përshkallëzimin e krizës.

Sipas presidencës franceze, propozimet e presidentit francez janë një angazhim për të mos ndërmarrë iniciativa të reja ushtarake nga të dyja palët, për të filluar një dialog, kryesisht për mekanizmin ushtarak rus, apo edhe për bisedimet e paqes për konfliktin në Ukrainë dhe fillimin e një strategjie dialogu.

Pas takimit të tij me Zelensky, Macron do të takohet në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Solz,  i cili sapo është kthyer nga Uashingtoni si pjesë e një sërë kontaktesh diplomatike evropiane këtë javë dhe në vijim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit