-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë me flakët në Fushë Krujë, zjarri shkrumbon mobilerinë, dëmi mbi 100 milionë lekë

Kryesoret

Zjarri që ka përfshirë një mobileri në zonën e Fushë-Krujës, ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar edhe objektet përreth saj.

Punishtja është djegur thuajse totalisht, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas policisë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Punonjësit e mobilerisë shprehen se zjarri ka qenë aksidental. Ndërkohë, pronari i mobilerisë është shprehur se dëmi i shkaktuar mund të jetë mbi 100 milionë lekë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit