Ditën e sotme ka nisur shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese i çështjes që lidhet me OFL-në, Operacioni Forca e Ligjit që u zbatua dy vite më parë nga qeveria me akt normativ.
Ishte avokati Ardian Visha, që vendosi në lëvizje gjykatën duke e cilësuar antikushtetues aktin normativ me fuqinë e ligjit.
Pas kërkesës së avokatit qëndron Edlir Hysenaj, të cilit i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.
Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet. Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim.
/5pyetjet.al