Kryeministri Edi Rama ishte në Krujë ku prezantoi planin e rijetëzimit të monumenteve të kulturës në prani edhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Fillimisht Edi Rama shpalosi projektin e qeverisë të mbështetur edhe nga BE me grante.
“Ata që kanë trashëguar banesa historike me vlera të trashëgimisë kulturore, jemi gati të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku qeveria do të financojë projektet e tyre dhe ata do të përfitojnë nga grantet e qeverisë dhe BE-së për të transformuar banesat e vjetra në hapësirë të një aktiviteti ekonomik që do të krijojnë vetëpunësim, por edhe vlerë të shtuar për turizmin” tha ai.
Më pas kreu i qeverisë falënderoi Luigi Sorecën dhe “thumboi” BE-në me batutë për burokraci.
“Të gjithë ata që e njohin (ambasadorin) ndajnë mendimin se është më shumë sesa ambasador, me praninë shumë aktive, dhe ndërlidhës shumë i dobishëm mes nesh dhe KE-së duke u angazhuar për punët, projektet dhe sfidat.
Lufta me burokracinë dhe afatet është e përditshme, kudo qoftë, Tiranë apo Bruksel, vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e BE-së sipas Brukselit, por mund të vijë dita që mund të themi edhe ne “ta bëjmë si Napoli dhe Brukseli të vazhdojë me burokracitë e veta” tha ai.
/5pyetjet.al