Teatri Andon Zakon Çajupi në Korçë nuk i zhgënjen kurrë pritshmëritë e artdashësve korçarë.
Shfaqja “Hamami i grave” do të ngjitet në skenën e Teatrit për 3 netë, 9, 10 dhe 11 shkurt ora 19:00 për ti dhuruar emocione të bukura publikut të mrekullueshëm korçar.
Me regjinë brilante të regjizorit Kiço Londo dhe kastin e aktorëve shumë të talentuar si Albana Kocaj, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj , Dajana Nena, Aiola Laska dhe Elios Shuli, shfaqja ka në fokus gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditëshme.
Ato vendosin të takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhimbjet fizike e shpirtërore, por kjo nuk zgjat shumë. Papritur vjen lajmi se hamami ku zonjat gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë.
/5pyetjet.al