Këngëtarja dhe aktorja e njohur Zendaya do të ketë një “sozi” të sajën tashmë në muzeun e njohur, Madame Tussauds në Londër.
Njësoj si shumë personalitete të njohur, ylli i “Euphoria” do të ketë statujën e saj të dyllit, pothuajse identike, të gdhendur me parametrat trupore të saj, që i përkasin vitit 2015.
Statuja në fjalë duket mjaft reale dhe për paraqitjen e saj është përzgjedhur një kostum rozë neon, një makiazh dhe model flokësh fare i thjeshtë.
“Sozia” prej dylli e Zendaya-s do të jetë pjesë e festës së organizuar nga vetë muzeumi këtë të premte. Menaxheri i muzeumit, Tim Walters shprehet tepër pozitiv për sa i përket kësaj statuje:
“Zendaya është e hatashme,”-shprehet ai teksa flet për statujën.
“Jo vetëm kaq, por ajo përdor figurën e saj prej një njeriu të njohur për t’iu bashkuar kauzave apo diskutimeve në cështje të rëndësishme sociale. Ajo është vetvetja dhe ne së bashku me fansat e saj e duam këtë gjë tek ajo. Me zërat që qarkullojnë lart e poshtë se ajo do të bëhet së shpejti londineze, do të ishte një kënaqësi të vinte në Madame Tussauds për të parë veten e saj.”
Ai shton se fansat e saj do të vihen në një rradhë të gjatë për të takuar “idhullin” e tyre në festën që do të mbahet së shpejti. Statuja e saj prej dylli do të qëndrojë krahë disa figurave të tjera të njohura si Benedict Cumberbatch, Tom Handy, Brad Pitt, Kate Winslet dhe Duka e Dukesha e Sussex.
/5pyetjet.al