Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka përgëzuar Malin e Zi për progresin e bërë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një reagim të tij të publikuar në platformën X, ai e vlerësoi si një moment të rëndësishëm vendimin e BE-së për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi.
“Urime Malit të Zi, sot bëmë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2013, BE-ja fillon procesin e zgjerimit të ardhshëm,” ka shkruar Costa.
/5pyetjet.al









