-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorja tek “5 majit”: U vraftë Zoti, këlyshët e Enverit! Nuk bie pika në hale!

Kryesoret

Një situatë dramatike po zhvillohet në këto momente tek rruga “5 Maji” në Tiranë, pasi banorët që do t’iu shemben banesat po i kërkojnë me forcë  policëve që kanë krijuar gardh që të lejohen të hyjnë në shtëpitë që do t’iu shemben.

Një prej banoreve tek “5 Maji” që e nxorën forcërisht nga shtëpia, bën thirrjen rrëqethëse: -U vraftë Zoti, këlyshët e Enverit! Nuk bie pika në hale!

Lagjia ‘5 maj’ vijon me tensione dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve.

Teksa 11 shtëpitë e planifikuara për tu prishur janë rrethuar, një nga banoret shpërtheu në mallkime ndaj policisë e shtetit me frazat: Zoti ju vraftë po nuk bie pika në hale!

Banorja e cila jetonte prej 40 vitesh në këtë lagje bëri thirrje që qytetarët e prekur nga ky projekt rindërtimi të mos hedhin asnjë firmë për marrëveshje.

Ajo është dhe halla e 21 vjeçarit i cili pak më parë u përplas ashpër me policinë pasi sipas tij brenda shtëpisë së tij kishte një familjar në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme pritet shembja e 11 godinave, ku 3 prej familjeve nuk kanë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës.

Banorja: U vraftë zoti, ju kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu ska pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët vetë.


Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë, po i marrin këlyshët e kurvës. Kam 40 vjet këtu!

-Unë shoh urrejtje në sytë e tyre!

/5Pytejtet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit