Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme hapi fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lushnje, që është një nga 6 bashkitë ku në 6 mars do të zgjidhet kryetari i ri që do të drejtojë pushtetin vendor.
Në Lushnje, grupi i Sali Berishës që është regjistruar përmes LSI-PDK do të kandidojë me Elton Banon. Lideri historik i PD-së bëri thirrje që të mbështetet kandidati i tij Bano përballë dy rivalëve të tij, të PD-së së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
“Rama sikur i bëri magji kryetarit tonë në një takim 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se cfarë ndodhi. Lulzim Brava, që ishte zotuar se do të mbrojë votën tuaj, në mënyrë më të pabesë tradhtoi votën tuaj dhe në vend që të na thërriste në shesh, vrapo pas karriges së tij.
Tani dua ti them pak, të pyes qytetarët e Lushnjes, a mund që ky njeri që i ka dhënë atij vulën dhe logon e PD-së me policë, ai ka vendosur shpirtin e tij, logon dhe vulën e grabitur të partisë në dispozicion të Ramës. Kandidatin e tij nuk e njoh dhe nuk merrem me të fare” tha ai.
/5pyetjet.al