-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri i futi thikën gruas në Fier, fqinjët të tronditur: Më dhemb shpirti, e mora vesh në TV

Kryesoret

Një ditë pas krimit makabër në Fier, fqinjët e çiftit Manaj shprehen të tronditur. Njëra prej fqinjve tha se lajmin e mësoi nga televizori për vrasjen e Valdete Manajt nga bashkëshorti, Petrit Manaj.

“Më dukej njeri i mirë, nuk di cfarë të them. Kishin llafosur këta. Njerëz më të mirë nuk bëhen, na ka dhembur shpirti. Kemi 50 vjet këtu, familje e mrekullueshme.

Na kanë ardhur në shtëpi për çdo rast, e morëm vesh në të televizor. Ka qenë i urtë, u habitëm se i kanë rritur fëmijët me sakrifica.

Ndonjë gotë dhe mund ta pish por jo ashtu, ajo ishte e nderuar, ai ka mbajtur prindërit si zonjë” tha ajo.

Ditën e djeshme Petrit Manaj ekzekutoi gruan me thikë dhe iku në lokal për të ngrënë më pas njoftoi vëllanë polic se kur shkoi në shtëpi e gjeti gruan të vdekur dhe sipas tij ishte vetëvrarë nga depresioni.

Por hetimet paraprake zbuluan se ishte ai që e kishte vrarë. Petrit Manaj e pranoi krimin duke thënë se e kishte vrarë, pasi ishte xheloz.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit