-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kjo është qelia ku do të qëndrojë Tahiri në burgun e Fierit

Kryesoret

Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve vendosi sot që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ky është një burg i sigurisë së zakonshme.

Tahiri do të qëndrojë 3.4 vite brenda. Përmes fotove po u sjellim pamjet brenda burgut ku do të qëndrojë ish-ministri.

Ai do të qëndrojë i vetëm në qeli për të evituar kontaktet me të dënuar të tjerë, të cilët për shkak të detyrës që ka mbajtur, mund të konsiderohen si rrezik. Prej datës 4 shkurt, kur u shpall vendimi për dënimin e ish ministrit me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Saimir Tahiri qëndroi në burgun 313 në Tiranë, burg i sigurisë së lartë.

Tashmë beteja do të zhvendoset në gjykatën e Lartë. Avokati Maksim Haxhia ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku do të kërkojë pafajësi.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por nuk kishte prova të mjaftueshme. Në Mars organi i akuzës zhvilloi seancën përballë Komisionit të Mandateve ku kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Në Maj të vitit 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit në Qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një tjetër trupë gjykuese, e cila u shpreh të premten.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit